Promovimi i Programit për liderët e rinj të Europës Qendrore në Preshevë dhe Bujanoc
29. 11. 2011. Promovimi i Programit për liderët e rinj të Europës Qendrore do të mbahet më 30 nëntorë në gjimnazin „Skenderbeu” në Preshevë në ora 13:00 si dhe më 1 dhjetorë në ora 13:10 në Shtëpinë e Klturës në Bujanoc.Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (Nisma) ka hapur konkurs për pjesmarrje në Programin për dhjetë gjimnazistë dhe dy pjesmarrës më të vjetër nga Shabaci, Presheva, Lloznica, Valeva dhe Bujanoci. Ata në qershorë të vitit 2012 do të kalojnë katër javë në SHBA, ku me të rinjët nga Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia do të mësojnë rreth mënyrave të zgjidhjes së problemeve në bashkësitë locale, aftësive të paraqitjes publike dhe udhëheqsisë, kulturës amerikane…
Nga pjesëmarrësit e rinjë dhe të rritur pritet që të kujdesen për bashkësinë në të cilën jetojnë, dëshirojnë të përmirësojnë dhe të inspirojnë të tjerët ta bëjnë atë, të jenë të interesuar për politikë ndërkombëtare, dëshirojnë të takojnë dhe shkëmbejnë dituritë dhe përvojat me të rinjtë e kulturave tjera.
Tihana Leskur nga Valjeva, e cila vitin e kaluar ka marrë pjesë në këtë program, vlerëson se diturija se si mund ta ndryshosh ambijentin ku jeton dhe njohja me të rinjtë nga vende të ndryshme janë vlerqat më të mëdha të këtij programi. „ Në seminarë jemi njohtuar me të rinjët nga jugu i Sërbisë, dhe ky ka qenë takimi ynë i parë me moshatarët tanë nga Presheva dhe Bujanoci. Jo vetëm se kemi mësuar se si ti kuptojmë më mirë problemet me të cilat ballafaqohemi në ambijentet ku jetojmë, por gjithashtu kemi mësuar edhe si ti zgjidhim ato, si të fitojmë mjete për aksionet tona“.
„Njëra nga gjërat më të rëndsishme që kam mësuar në këtë seminarë është që shumë lehtë të animohet bashkësia dhe ndryshohet shoqëria nga niveli lokal vetëm kur të lidhemi të gjithë. Të gjithë në Sërbi kanë qenë mjaft mikpritsa. Seminari ka qenë i shkëlqyeshëm pasi që kemi mësuar për kulturën e Sërbisë, rreth aftësive të udhëheqsisë, si të mbledhim njerëz dhe planifikojmë aksione. Përvojën nga Sërbia do të mundohem ta zbatoj në qytetin tim“, tha Nill Desai (Neel Desai), gjimnazist nga Vermonti, i cili në suaza të Programit ka kaluar dy javë në Sërbi.
Afati për aplikim është 13 janar 2012.
Këtu mundeni të shkarkoni dokumentacionin e nevojshëm për paraqitje në konkurs:
-Nxënës/e të shkollave të mesme: formulari aplikues dhe formulari për referenca
-Pjesmarrës/e të rritur: formulari aplikues dhe formulari për referenca
Formularet e mbushura duhet ti dërgoni në apply@yihr.org. Për më shumë informacione rreth kushteve të aplikimit mund të vizitoni uebsajtin e Nismës, apo për pyetje shtesë mund të na kontaktoni në 011 3035145.
Programi finansohet nga Zyra për arsim dhe kulturë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Programi realizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Meridian” nga SHBA-të dhe Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut nga Serbia, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
