Youth initiative for human rights

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Serbi

Apliko! Programi për liderët e rinjë të Evropës Qëndrore

Jeni i/e interesuar për t’i zgjidhur problemet lokale të qytetit tuaj!?
Jetoni në Shabac, Lloznic, Valjevë, Preshevë ose Bujanoc?
Dëshiron që gjatë pushimeve verore të takohesh me të rinjë nga e gjithë bota?
Apliko në Programin për liderët e rinjë të Evropës Qëndrore!

Rreth programit:

- Nga dhjetë pjesëmarrës të shkollave të mesme dhe nga dy pjesëmarrës të rritur nga Serbia, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia gjatë muajit korrik do të qëndrojnë në Uashington (Distrikt Kolumbia) dhe në Çikago (Illinois), si dhe në njerëin prej qyteteve tjerë: Rali (Karolina Veriore), Kanzas Siti (Misuri) ose Burllington (Vermont),
- 16 liderë të rinjë/reja nga Rali, Kanzas Siti dhe Burllingtoni do të qëndrojnë për vizitë në Serbi dhe Hungari, - Të rinjët nga Amerika, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia dhe Serbia do të takohen në gusht në Seminarin Allumni në Beograd (Serbi),
- Moshatarët/moshataret nga Amerika dhe Evropa do të mbeten në kontakt në mënyrë që të mund të punojnë në projekte të cilat mirren me problemet e bashkësive lokale.

Kush mundet të aplikoj? 
 Nga pjesëmarrësit e rinjë dhe të rritur pritet që të kujdesen për bashkësinë në të cilën jetojnë, dëshirojnë të përmirësojnë dhe të inspirojnë të tjerët ta bëjnë atë, të jenë të interesuar për politikë ndërkombëtare, dëshirojnë të takojnë dhe
 shkëmbejnë dituritë dhe përvojat me të rinjtë e kulturave tjera. 

Pjesëmarrësit/et e rinjë/reja duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:

- Të kenë në mes 16 dhe 16 vjet gjatë kohës së pjesëmarrjes në program,
- Të mbarojnë shkollën e mesme së paku një vit pas mbarimit të pjesëmarrjes në program ,
- Të kenë lejen e prindërve ose kujdestarit që të marrin pjesë në vizitën në Amerikë në kohëzgjatje prej katër javëve dhe në seminarin në Beograd në kohëzgjatje prej katër ditëve,
- Të kenë shtetësi ose vendbanim aktual në Serbi.

Pjesëmarrësit/et e rritur/a duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:

- Të kenë në mes 25 dhe 40 vjet,
- Të jenë liderë/e, aktivistë/e, profesor/esha, të punësuar/a në organizata joqeveritare,
- Të kenë përvoj në punën me fëmijë të moshës nga 16 deri 18 vjet,
- Të kenë shtetësi ose vendbanim aktual në Serbi.

Afati për aplikim është 26 janar 2012.

Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni në 011 3035145 ose me email në apply@yihr.org.

Këtu mundeni të shkarkoni dokumentacionin e nevojshëm për paraqitje në konkurs: 
-Nxënës/e të shkollave të mesme: formulari aplikues dhe formulari për referenca
-Pjesmarrës/e të rritur: formulari aplikues dhe formulari për referenca

Programi finansohet nga Zyra për arsim dhe kulturë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Programi realizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Meridian” nga SHBA-të dhe Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut nga Serbia, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.