Youth initiative for human rights

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Serbi

SHKOLLA E LIDERËVE TË RINJ

Si ti mbroj të drejat e mia? Cilat janë të drejtat e njeriut dhe cilat ligje i mbrojnë ato në Sërbi? Ku ka mbërritur Sërbija në rrugën e saj drejt Evropës? Cka është demokracija dhe cilat janë parimet e saj?

Në qoftë se të interesojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve të lartpërmenura dhe dëshiron që të mësosh se si ta përmirësosh pozitën e të rinjve në qytetin tënd, të ftojmë që të paraqitesh në Shkollën e liderëve të rinj!

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (Nisma) këtë vit për herë të parë organizon Shkollën për liderë të rinj, të dedikur për nxënësit/et e vitit të tretë dhe të katërt të shkollës së mesme nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Ligjëruesit/et tanë janë aktivist të shquar të organizatave të shoqërisë civile, ekspertë nga sfera e të drejtave të njeriut dhe integrimeve europiane.

Mësimi fillon në tetorë dhe mbaron në maj dhe është i ndarë në katër module ( nga dy në çdo semestër):

Bazat e politikës dhe demokracisë – bazat e teorisë rreth shtetit, ideologjive dhe demokracisë
Konteksti i Ballkanit – politika e Ballkanit, rroli i se të kaluarës së dhunshme dhe autoriatre,globalizimi dhe integrimet europiane
Të drejat e njeriut dhe pakicave – si mbrohen të drejtat e njeriut ne nivelin lokal, shtetërorë dhe ndërkombëtarë, pozita e pakicave në Sërbi
Intgrimet europiane – lindja e idesë së Evropës së bashkuar, vlerat dhe institucionet e BE-së, zgjërimi i BE-së, Ballkani perendimorë në BE

Që të paraqitesh në konkurs, duhet që të dërgosh:

Formularin për aplikim, të cilin mund ta gjesh në faqen http://form.jotform.com/form/12221919379
Një letër motivimi e cila do ti tregonte komisionit se cilat janë qëllimet e tua dhe motivet për aplikim në konkurs dhe cilat janë pritjet e tua nga kjo Shkollë
Një biografi të shkurt

Në qoftë se komisioni të përzgjedh si vijues i gjeneratës së parë të Shkollës së liderëve të rinj, do të kesh rastin që një herë në javë të ndjekësh ligjerata rreth temave shumë interesante dhe rreth tyre të debatosh me shokët dhe ligjëruesit. Gjenerata e parë e Shkollës së liderëve të rinj do të ketë 30 student nga Presheva dhe Bujanoci.

Në saje të Shkollës për lider të rinj, do të mundesh të mësosh edhe gjëra praktike – bazat e avokimit publik, si të shkruash një shkrim akademik dhe analitik, propozim të politikës praktike. Të gjitha këto, më vonë do të mundesh edhe ti zbatosh sepse Nisma studentëve të shkëlqyer të Shkollës do ti ndihmoje financiarisht të realizojnë idetë e tyre, me të cilat do të kontribojnë në përmirësimin e pozites së të rinjve në qytetin tuaj.

Në qoftë se e sheh veten si një lider/e të ri/e, na dërgo dokumentacionin e duhur deri më 15 shtatorë në e-mailin nls@yihr.org , apo nëpërmjet postës në adresën 15 Nëntori 46/II, 17523 Preshevë.