Youth initiative for human rights

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Serbi

Fushata për KOMRA u prezantua para studentëve të fakultetit Filozofik nga Novi Sadi

Rreth dyzet studentë të Universitetit të Novi Sadit morën pjesë në tribunën “Të dihet, mos të përsëritet”, më 1 prill në fakultetin Filozofik. Para studentëve në tribunë u prezantua fillimi i fushatës për mbledhjen e një milion nënshkrimeve përkrahëse për
themelimin e Komisionit regjional për konstatimin e fakteve për krime të luftës dhe shkelje tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirën e ish-Jugosllavisë në periudhën kohore nga viti 1991 deri në vitin 2001, respektivisht KOMRA.
Qëndrimet rreth idesë së KOMRA-s, fushatën dhe nevojën e të rinjve të marrin pjesë në të i prezantuan dr. Zhollt Llazar ligjërues në seksionin e Sociologjisë, Alleksandra jerkov deputete e ligës së socialdemokratëve të Vojvodinës në Parlamentin e Serbisë, Maja Miçiq drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Serbi (Nisma) dhe Jovana
Kollariq studente e sociologjisë dhe anëtare e Koalicionit për KOMRA.

Profesori Llazar vlerësoi që një komision regjional i pavarur mund të nxisë ndryshimet në shtetet e dala nga shpërbërja e Jugosllavisë. “Nuk është qëllim vetëm që të kemi një shtet ligjor, qëllimi të cilin të gjithë duhet synuar arritjen e instancës më të lartë dhe cilësore e kjo është sundimi i ligjit”, tha llapar i cili ishte edhe folësi i parë.

Alleksandra Jerkov foli sa është e rëndësishme përkrahja politike për KOMRA-s. “Këtë nismë duhet përkrahur ngaqë ajo patjetër se shpie drejt pajtimit”, tha Jerkov dhe shtoi: “E vërteta është argumenti kryesor për përkrahje. Për këtë arsye është obligim i të gjithë neve që të punojmë drejt të së vërtetës, i flasim të gjithë atyre që dëshirojnë të na dëgjojnë por edhe atyre që ndoshta nuk dëshirojnë të na dëgjojnë. Faktet janë e vetmja rrugë drejt të së vërtetës. E vërteta është rruga e vetme drejt pajtimit.”

Për detajet e fillimit të fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mundësinë e inkuadrimit të studente në këtë proces foli drejtoresha e Nismës Maja Miçiq e cila paralajmëroi fillimin e trajnimit për të rinjtë nga Novi Sadi në Shoqatat e gazetarëve të
pavarur të Vojvodinës.

Studentët dëgjuan edhe qëndrimet e studentes Jovana Kolariq e cila është anëtare e Koalicionit për KOMRA-s nga themelimi. Si një ndër vlerat kryesore të komisionit regjional Kollariq e sheh në mundësinë që të dëgjohet zëri i viktimave dhe atë në mënyrë që ajo do të dëgjohet e jo të merret në pyetje. “Fuqia më e madhe e kësaj nisme qëndron në faktin se ajo ka rrjedhur nga shoqëria dhe se nuk und të konsiderohet si e imponuar”, tha Kollariq.

Tribunën “Të dihet, mos të përsëritet” e kanë organizuar Nisma, Klubi i studentëve të sociologjisë dhe Qendra qytetare e Vojvodinës nga Novi Sadi.