Pesë vjet të nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut
19. 4. 2010. Raporti për punën pesëvjeçare të Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut është shkruar me qëllim që të ruhen të dhënat themelore për punën e organizatës, por edhe të qartësojmë edhe tërësinë e programeve, vendimet dhe qasjet të cilat i kemi përdorur gjatë viteve të kaluara në punën tonë.Shumë projekte, aktivitete dhe çështje të cilat i kemi ngritur nuk gjenden në këtë raport. Kemi vendosur të shkruajmë vetëm për ato të cilat kemi menduar që janë unike për qasjen dhe origjinalitetin e Nismës. Për të gjitha këto tërësi programore
Nisma posedon dokumentacion relevant, audio dhe video regjistrime, regjistrime elektronike si dhe raporte të shumta të mediave të shkruara rreth punës tonë.
Raporti përbëhet sipas tërësive programore dhe sipas parimit gjeografik, duke patur parasysh që një numër i madh i programeve tona janë të karakterit rajonal, kështuqë ka qenë e vështirë të klasifikohen në
veprimtarinë e vetëm një zyre. Nisma i ka zhvilluar programet e saj së pari në Serbi dhe Kosovë e më vonë edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Shkarko PDF
